Manchester United ka regjistruar një fitore të thellë 4:1 ndaj Wolves në Premier League, duke u ngjitur në vendin e gjashtë të tabelës dhe duke e çuar në pesë ndeshje serinë pa humbje si mysafir në kampionat.
Wolves, që po kalon sezon shumë të dobët me vetëm dy pikë pas katërmbëdhjetë ndeshjeve të para, e ka nisur mirë takimin, por portieri Sam Johnstone ka ndalur dy raste të hershme.
United ka shënuar i pari në minutën e njëzet e pestë, kur Casemiro ka fituar një top në mesfushë dhe e ka nisur aksionin që e ka konkretizuae me gol nga Bruno Fernandes nga afërsia.
Pjesa e parë është mbyllur me barazim 1:1, pasi Bellegarde ka shënuar për Wolves pak para pushimit.
Por United e ka rikthyer epërsinë në fillim të pjesës së dytë me golin e Mbeumo, pas një depërtimi të Dalot.
Pas një ore lojë, mesfushori Mason Mount e ka realizuar golin e tretë pas një asistimi të Fernandes.
Dominimi i “Djajve të Kuq” ka vazhduar deri në fund, ndërsa penalltia e fituar pas prekjes së topit me dorë nga Yerson Mosquera është realizuar nga Bruno Fernandes, i cili e ka shënuar golin e dytë personal dhe e ka vulosur fitoren 4:1.
Kjo ka qenë humbja e tetë rresht për Wolves, që tashmë pritet të kalojë festat në fund të tabelës. Ndërkohë, Manchester United vazhdon garën për vendet evropiane.