Manchester City është kualifikuar në finale të “FA Cup”.
Ata mposhtën Southamptonin me rezultat 2-1, duke e përmbysur rezultatin në 10 minutat e fundit të ndeshjes.
Për Cityn do të jetë finalja e katërt radhazi në “FA Cup”, duke mos humbur asnjë finale që nga viti 2023.
Golat u realizuan nga Azaz për Southamptonin, ndërsa për Cityn shënuan Doku dhe Nico Gonzalez.
City, në finale pret fituesin e ndeshjes Chelsea-Leeds United, që zhvillohet nesër./IndeksOnline/