BallinaSportPaqe në kryeqytet, Prishtina e Gjilani ndahen baras

Paqe në kryeqytet, Prishtina e Gjilani ndahen baras

Të ngjajshme

Foda takon talentin e Salzburgut, Arion Selimin – sinjale se mund t’i bashkohet Kosovës

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, po vazhdon të monitorojë...

Rritje e lehtë e temperaturave – Ky do të jetë moti për ditën e nesërme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se, ditën e...

Shpërthejnë akuzat për tradhëti, reperja e njohur ndahet nga ylli i NBA

Megan Thee Stallion ka konfirmuar zyrtarisht fundin e marrëdhënies...

Ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit, ishte një nga ndeshjet derbi të xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës.

Pas 98-të minutave në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshja u mbyll baras, me shifrat prej 1-1, shkruan “Gazeta Express”.

Pjesa e parë e përballjes u mbyll pa gola, me raste të pakta në të dy anët.

Në pjesën e dytë, golin i pari e gjeti Gjilani, në minutën e 61-të.

Për gjilanasit shënoi Senad Jarovici, nga pika e bardhë e penalltisë. 11-metërshi u shkaktua nga Mamengi i Prishtinës, i cili e goditi topin me dorë, me ç’rast u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, dhe u përjashtua me të kuq.

Menjëherë, pas golit të Gjilanit, përgjigja ishte e shpejtë nga Prishtina.

Në minutën e 62-të, vendasit shënuan për 1-1, me anë të Arjol Bllacës.

Ky ishte barazimi i katërt rresht për Prishtinën, e cila ka 45 pikë, në vendin e tretë, një më shumë se Gjilani që është i katërti./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz