BallinaLajmeNga VV i dalin kundër Abdixhikut që tha se mund ta propozoj...

Nga VV i dalin kundër Abdixhikut që tha se mund ta propozoj Osmanin për presidente: Ajo nuk e unifikon spektrin politik

Të ngjajshme

Stabilizohet funksionimi i elektrofiltrave në “Kosova A” – KEK e quan “sukses” këtë

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është tejkaluar...

Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare

Pas alarmit se në qendrën tregtare “Toptani” në kryeqytet...

Arbër Zaimi, nga Vetëvendosje, duke komentuar situatën politike lidhur me zgjedhjen e kryetarit të ri të shtetit, ka thënë se, presidenti ‘’duhet të luajë rol unfikues’’.

Zaimi, ka komentuar edhe kandidaturën e mundshme për një mandat të dytë të ish-presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se kjo e fundit, ‘’nuk e unifikon spektrin politik, as opozitën e as LDK-në’’.

Postimi:

Presidenti duhet të luajë rol unifikues, pra mes qeverisë dhe opozitës, mes politikës dhe shoqërisë.

A është unifikues propozimi i Abdixhikut për znj. Osmani?

Ai vetë e përjashton mbështetjen nga partitë e tjera opozitare, s’i bëhet vonë për të kërkuar mbështetjen e tyre. Por ai nuk ka shpjeguar se çfarë të mire i sjell publikut favorizimi i LDK prej VV, dhe përjashtimi i partive të tjera. Në të shkuarën VV është akuzuar se ka parapëlqyer bashkëpunimin me LDK-në e jo me partitë e tjera, por ky bashkëpunim kurrë nuk iu kthye në falënderim apo mirënjohje.

Konsideruar nga deklaratat publike, propozimi i z. Abdixhiku duket se jo që nuk e unifikon spektrin politik, por nuk e unifikon as opozitën, bile as LDK-në.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz