BallinaJetë“Mami të dua shumë” ishin fjalët e fundit të djaloshit që humbi...

“Mami të dua shumë” ishin fjalët e fundit të djaloshit që humbi jetën

Të ngjajshme

Dy super derbi sot në basketboll

Superliga e Kosovës në basketboll është bërë më interesante...

Policia jep detaje për rastin tragjik të gruas që ra nga Ura e Moglicës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin tragjik...

Prezantoi dokumentet e falsifikuara në aeroport, tentoi të udhëtoj nga Prishtina në Berlin

Një person ka tentuar të udhëtojë në destinacionin Prishtinë-...

Tri super përballje sot në Superligë, vëmendja në Gjilan

Sot në Superligën e Kosovës zhvillohen edhe tri ndeshje...

Gjashtë vjet nga viktima e parë e COVID-19 në Kosovë

Sot mbushen gjashtë vjet që kur në Kosovë u...

“Të dua shumë”, ishin këto fjalët e fundit të një 5-vjeçari, i cili humbi tragjikisht jetën nga zjarri në Leeds të Anglisë.

Sipas një hetimi gjyqësor mbi vdekjen e Alex Clarke, zjarri erdhi pasi 5-vjeçari i vuri flakën cepit të një libri në dhomën e tij. Libri ra në dysheme, duke bërë që zjarri të përhapej me shpejtësi.

Vëllai i tij 8-vjeçar dhe motra 10-vjeçare vrapuan një kat më poshtë duke i dhënë alarmin nënës së tyre Emma. Ajo u kërkoi ndihmë fqinjëve, por ata e patën të pamundur që të kalonin tymin dhe zjarrin e madh për të shpëtuar Alex.

Ishin zjarrfikësit që arritën ta nxirrnin 5-vjeçarin nga dhoma. Ai u dërgua në spital, por plagët që kishte marrë ishin tepër të rënda dhe Alex ndërroi jetë të nesërmen.

Në një deklaratë të lexuar në Gjykatën e Wakefield, nëna e 5-vjeçarit tha se familja kishte qenë duke parë televizor mbrëmjen e ngjarjes së rëndë.

“Alex erdhi me vrap poshtë, më dha një puthje dhe përkëdhelje dhe tha ‘të dua shumë’. Rreth orës 20:20, William dhe Jessica (fëmijët) erdhën me vrap duke thënë se dhoma kishte marrë flakë”, tha ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz