BallinaLajmeMalisheva nderon 15 maturantët në 15 vjetorin e humbjes së jetës

Malisheva nderon 15 maturantët në 15 vjetorin e humbjes së jetës

Të ngjajshme

Mulhaxha-Kollçaku: S’kemi ende asnjë nënshkrim për kandidat për president

Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, deputete e VV-së, ka deklaruar se nuk...

​Homazhe për 376 viktimat e Masakrës së Mejës, Abdixhiku: Liria kërkon drejtësi

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, së...

Sa keq për Real Madridin, Kylian Mbappe lëndohet dhe rrezikon “El Clasicon”

Kylian Mbappe ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën...

Kurti: Ende 1565 persona të zhdukur, Serbia të tregojë të vërtetën për varrezat masive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për zbardhjen...

Forbes publikon listën e miliarderëve, ja kush janë 5 më të pasurit në botë

Sipas renditjes më të fundit të Forbes për vitin...

Data 14 tetor, është data më e dhimbshme për Komunën e Malishevës, pasi në këtë datë të vitit 2004, 15 maturant të Gjimnazit “Abdyl Frashëri”, tani Gjimnazi “Hamdi Berisha”, humbën jetën tragjikisht në Fushë Arrëz, gjatë kthimit nga ekskursioni në Shqipëri. Kjo ngjarje, njëherit shënon edhe ngjarjen më tragjike në Kosovën e pasluftës. Në kujtim të kësaj tragjedie, sot janë bërë homazhe në varrezat e maturantëve në Malishevë.

“Kjo është dita më e dhimbshme për të gjithë ne dhe ngjarja më e dhimbshme për të gjithë, pasi në këtë datë, 15 vite më parë ne humbën 15 djem të rinj, 15 maturant. Ishte dëshira e zotit që ata të ikin nga kjo botë, të gjithë së bashku në një vend, prandaj edhe varrimi i tyre është bërë në një vend. Ishte ngjarja më e dhimbshme për ne të gjithë, dhe ne gjithmonë do ti kujtojmë”, tha mes tjerash, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në fjalën e tij drejtuar familjarëve të 15 maturantëve.

Ndërsa ish drejtori i gjimnazit, Januz Kastrati, në fjalën e tij, tha se “ ky përvjetor është i veçantë, pasi përputhen dy numrat, numri i 15 maturantëve dhe numri i 15 vjetorit të ndarjes së tyre nga jeta”. “Ishte përjetim i rëndë, sepse familjet humbën më të dashurit e tyre, dhe ne humbën 15 maturantë, e Malisheva humbi 15 banorë të saj. Në gjithë këtë tragjedi, ishte lehtësi shpirtërore kur i sheh njerëzit që vinin nga të gjitha trojet shqiptare. Më lejoni që edhe sot t’iu përcjellë ngushëllimet më të sinqerta, duke filluar nga familjet, kryetarit, gjimnazit dhe të gjithë qytetarëve të Malishevës”, tha mes tjerash në fjalën e tij, ish drejtori i Gjimnazit “Abdyl Frashëri”, Januz Kastrati.

Më 14 tetor të vitit 2004, gjatë kthimit nga ekskursioni në Shqipëri, në një aksident trafiku, humbën jetën, Berat Suka, Esat Hajrullahu, Elgadaf Zabelaj, Mifail Morina, Rifat Hoxha, Xhevdet Sertolli, Visar Kafexholli, Agron Berisha, Ajet Rrahmanaj, Esat Rexhaj, Labinot Morina, Lulzim Kastrati, Megzon Sadiku, Rruhi Ulluri dhe Xhevdet Sahitaj, të gjithë maturantë të gjimnazist nga Malisheva.

Të gjithë maturantët që humbën jetën në këtë tragjedi, janë varrosur në “Lëndinën e Lotëve” afër lagjes së Gurit në Malishevë, ndërsa në kujtim të tyre, është ngritur edhe një lapidar, ndërsa në Fushë Arrëz, në vendin e aksidentit, është ngritur një obelisk në kujtim të ngjarjes.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz