Malisheva dhe Feronikeli ’74 ndajnë pikët, ndeshja përfundon pa gola!
dp

Lexo edheKosova nis rrugëtimin në Lojërat Olimpike për të Rinj Dakar 2026, Arba Hasanaj bart flamurin

Malisheva dhe Feronikeli ’74 përfunduan takimin me rezultat 0:0, në kuadër të javës së 12-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Përballja e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë nuk prodhoi gola, me të dyja skuadrat që në fund u desh të kënaqeshin me nga një pikë.
Ky rezultat nuk ndryshon shumë objektivat e skuadrave, të cilat do të kërkojnë rezultate më të mira në ndeshjet e ardhshme të kampionatit.

Lexo edheKosova nis rrugëtimin në Lojërat Olimpike për të Rinj Dakar 2026, Arba Hasanaj bart flamurin
Ndërkohë, në kuadër të kësaj jave, vëmendja mbetet te dueli Dukagjini – Gjilani, që pritet ta përmbyllë xhiron e 12-të të elitës së futbollit kosovar./IndeksOnline/