back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaSportMahrez shënon gol të mrekullueshëm në fund të ndeshjes për ta kualifikuar...

Mahrez shënon gol të mrekullueshëm në fund të ndeshjes për ta kualifikuar Algjerinë n’finale

Të ngjajshme

- Advertisement -

Algjeria është kualifikuar në finale të Kupës së Afrikës, pasi e ka mposhtur 2-1 Nigerinë. Në finale Algjeria do të përballet me Senegalin.

Anësori i Manchester City, Riyad Mahrez, është heroi i Algjerisë.

- Advertisement -

Kur u mendua se ndeshja mes Algjerisë dhe Nigerisë do të shkojë në vazhdime, pasi rezultati ishte 1-1, në minutat e fundit – madje kishin kaluar 4 minutat e vazhdimeve, në skenë doli Mahrez.

Ai ka shënuar një gol të bukur në minutën e 94’ për t’ia siguruar finalen vendit të tij.

Në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës do të përballen Algjeria dhe Senegali. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz