Sveçla nuk komenton për Specialen dhe pjesëmarrjen në marsh: Gjithçka që pata për të thënë, e thashë në akademi
dp

Lexo edhe“Kemi mjaftë kohë për të folur” – Gërvalla refuzon të komentoj vendimin e Speciales për ish-krerët e UÇK-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk ka pranuar të komentojë nismën e Partisë Demokratike të Kosovës për zhbërjen e Gjykatës Speciale në Hagë.
Pas akademisë përkujtimore në nderim të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, Sveçla u pyet nga gazetarët lidhur me këtë nismë, por tha se qëndrimin e tij për sot e kishte dhënë gjatë fjalimit në akademi.
“Krejt çka pata me thonë për sot e thashë në akademinë përkujtimore të heroit Afrim Bunjaku”, tha ai.
Sveçla u pyet edhe se pse, sipas gazetarëve, nga kabineti qeveritar nuk po merr pjesë askush në marshin përkujtimor.

Lexo edhe“Kemi mjaftë kohë për të folur” – Gërvalla refuzon të komentoj vendimin e Speciales për ish-krerët e UÇK-së
Edhe për këtë çështje, ministri nuk pranoi të komentojë, duke thënë se nuk e konsideron momentin e duhur për të folur për tema të tjera, në kohën kur po përkujtohet Afrim Bunjaku.
“Nuk besoj që është momenti i duhur me komentu për këto gjëra në kohën kur e kujtojmë Afrim Bunjakun”, shtoi ai.