back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaSportMahrez injoroi keq kryeministrin egjiptian për shkak të korrupsionit

Mahrez injoroi keq kryeministrin egjiptian për shkak të korrupsionit

Të ngjajshme

Corinthians, Depay e ka me drejtuesit e klubit: Duan largimin tim…

Raportet mes Memphis Depay dhe Corinthians kanë shënuar shumë...

Fshati Peqan i Suharekës që 20 orë pa rrymë

Me rënien e temperaturave, energjia elektrike është mëse e...
- Advertisement -

Algjeria ditë më parë fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës në finale kundër Senegalit, shkruan Insporti.com.

Baghdad Bounedjah shënoi golin e fitores së madhe të kombëtares algjeriane, duke shënuar qysh në minutën e dytë të ndeshjes dhe ky gol doli të jetë i mjaftueshëm për triumfin e Algjerisë.

Futbollisti kryesor i kombëtares pa dyshim është ylli i Manchester City, Riyad Mahrez, i cili barti edhe shiritin e kapitenit.

FILE: Prime Minister Mostafa Madbouli

Mahrez shënoi një super gol në gjysmëfinale duke u shndërruar në hero të popullit të vet.

Megjithatë, ai është bërë edhe më shumë hero pasi ka bërë një veprim që po vlerësohet shumë.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të trofeut, Mahrez injoroi kryeministrin e Egjiptit, Mostafa Madbouli i cili akuzohet për afera korruptive.

Ky veprim i Mahrez ka bërë jehonë në rrjetet sociale.

Një veprim që nuk bëhet nga futbollistët shqiptarë me politikanët e vendit tonë që akuzohen për korrupsion, madje përkundrazi ata publikojnë edhe fotografi në rrjetet e tyre sociale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz