Harry Maguire mbrëmë ishte heroi i Manchester Unitedit në fitoren e derbit ndaj Liverpoolit.
Maguire, shënoi në minutën e 84-të duke i dhënë kështu “Djajve të Kuq” fitoren e parë pas 10 sezoneve në “Anfield”
Mirëpo anglezi, alarmoi se ndeshja e djeshme mund të jetë edhe e fundit për të me fanellën e Unitedit në këtë stadium.
“Kjo mund të jetë paraqitja ime e fundit në “Anfield” me Manchester United pasi jam në vitin e fundit të kontratës sime”.
Kjo është arsyeja pse ishte kaq e rëndësishme për mua të vija këtu dhe të fitoja”, deklaroi Maguire.
Maguire, numëron 254 paraqitje me Unitedin ku ka fituar dy trofe, atë të “FA Cup” dhe Carabao Cup./IndeksOnline/