Madhështore: Gjyqtarët kosovarë drejtojnë një ndeshje të madhe ndërkombëtare (FOTO)
BILLI
Lexo edheBarcelona do të humbë milionat nëse eliminohet nga Championsi (Foto)
Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe Federatës së Futbollit të Turqisë, treshja e gjyqtarëve Genc Nuza kryesor bashkë me dy ndihmësit e tij Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, të cilët këtë vit janë pjesë e FIFA-s, do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen miqësore ndërmjet Kombëtares së Turqisë të Arda Turanit dhe Kombëtares së Moldavisë, e cila do të zhvillohet më 27 mars në Eskisheher.
Kjo shënon një epokë të re gjyqtarëve të futbollit të Kosovës, të cilët me vite të tëra ishin të izoluar e të sakrifikuar sikur edhe vet futbolli i Kosovës.

Lexo edheBarcelona do të humbë milionat nëse eliminohet nga Championsi (Foto)