Kurti bën homazhe te varri i Astrit Deharit: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet e drejtësisë që të zbardhet e vërteta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me anëtarë tjerë të Qeverisë dhe aktivistë të VV-së si dhe familjen Dehari, kanë bërë homazhe tek varri i Astrit Deharit në përvjetorin e 10-të të vdekjes së tij.
Ai për Astritin ka thënë se ishte aktivist i shkëlqyeshëm i VV-së dhe student shembullor i Fakultetit të Mjekësisë.
“10 vjet pa astritin janë shumë. janë tepër shumë për familjen, për VV-në për të gjithë ne që e njohëm e b ashkëpunuam me të por edhe shumë për Kosovën dhe mbarë shqiptarët sepse mungon edhe e vërteta e mbytjes së tij dhe e vërteta për të. 10 vite më vonë ne nuk e dimë emrin e vrasësit të Astritit, pesë prokurorë janë ndërruar gjatë rastit dhe qysh në orët e para pas mbytjes së tij, të shtunën e 5 nëntorit 2016, u patën nxituar institucionet përgjegjëse të sigurisë dhe drejtësisë aso kohe që të japin konstatime para hetimeve. Kjo e rëndoi shumë situatën dhe kjo situatë e rënduar vazhdon sot e kësaj dite, përderisa askush nuk është akuzuar, arrestuar, dënuar për mbytjen e Astritit që la familjen Dehari, VV-në dhe Republikën e Kosovës pa këtë djal të jashtëzakonshëm”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se Astriti ka qenë punëtor i madh të cilit i ka folur puna, dhe student i pandalshëm nga i cili ka thënë se mësonin të gjithë për shkak të talentit që kishte për organizim dhe politikë.

Lexo edheTrump pas humbjes së republikanëve: Po të isha në fletëvotim, do t’i fitonim të gjitha lehtë
“Astriti na mungon shumë, veçse edhe ne nuk do të ndalemi duke kërkuar drejtësi për të dhe si institucione si zyrtar shteti, si qytetar Republike jemi të gatshëm, të interesuar e vullnetshëm që të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet e drejtësisë në mënyrë që të zbardhet e vërteta dhe të vihet në vend drejtësia. Lavdi Astritit për gjithë angazhimin dhe kontributin e tij i cili është udhërrëfyes për neve sot e kësaj dite dhe do të jetë për jetë e mot”, ka shtuar Kurti. /Lajmi.net/












