Macron publikon pamjet, Franca hedh ushqime nga ajri në Gaza
dp

Lexo edhe“Kokë më kokë në një krim”: Kurti pezullon sekretarin e MZHR-së, por jo ministrin Damka

Presidenti i Francës, Emanuell Macron ka publikuar pamjet ku shihen pakot ushqimore të cilat dërgohen nga ajri në Gaza.
Mirëpo presidenti francez është shprehur se ndihmat nga ajri nuk mjaftojnë.
‘’Përballë një situate urgjente dhe kritike, kemi ndërmarrë një operacion për hedhjen ajrore të ndihmave ushqimore në Gaza. Faleminderit partnerëve tanë nga Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gjermania për mbështetjen, si dhe forcave tona ushtarake për angazhimin e tyre të palodhur.Megjithatë, ndihmat nga ajri nuk mjaftojnë’’, ka shkruar Macron.

Lexo edhe“Kokë më kokë në një krim”: Kurti pezullon sekretarin e MZHR-së, por jo ministrin Damka
Më tej ai është shprehur se është thelbësore që Izraeli të lejojë qasje të plotë humanitare për të shmangur rrezikun e urisë masive./Indeksonline/