Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në fjalimin e tij e lexoi një letër të një luftëtari të Rezistencës Franceze, Henri Fertet, i cili ishte ekzekutuar në moshën 16 vjeçare nga ushtria naziste.
Në letër thuhej: “Unë do të vdes për vendin tim. Unë dua që Franca të jetë e lirë dhe francezët të jenë të lumtur”.
Në vazhdim gjeni një pjesë të letrës që luftëtari ia dërgoi prindërve të tij
Të dashur prindërit e mi,
Letra ime do të jetë burim i një pikëllimi të madh për ju.
Por unë kam parë shumë guxim tek ju, andaj vazhdoni kështu. Nëse për asgjë, për dashurinë që e keni për mua. Unë do të vdes për vendin tim. Unë dua që Franca të jetë e lirë dhe francezët të jenë të lumtur, e jo të pavlerë. Franca, shteti i parë i botës, por një Francë punëtore dhe e sinqertë. Qoftë i lumtur populli francez. Këto janë çështjet kryesore. Gjatë jetës, njeriu duhet të jetë në kërkim të lumturisë.
Mos u shqetësoni për mua. Unë do ta mbaj guximin dhe disponimin tim të mirë deri në fund dhe do të këndoj “Sambre et Meuse” sepse je ti e dashura nëna ime e vogël që ma mësove mua.
Ushtarët po vijnë të më kapin mua. Unë e nxitova paqen time. Shkrimi im ndoshta tregon pak se më dridhet dora, por është për shkak se e kam një laps të vogël. Unë nuk i frikësohem vdekjes, vetëdija ime është shumë e qartë.
















