BallinaLajmeLVV reagon pas vendosjes së flamurit të UÇK-së në Kuvend: Ju e...

LVV reagon pas vendosjes së flamurit të UÇK-së në Kuvend: Ju e sollët Gjykatën Speciale, s’keni legjitimitet për të tilla aksione

Të ngjajshme

Policia zbarkon në ARBK, punëtorët nuk po lejohet të lëvizin

Në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka zbarkua...

​Spektakël në Ligën e Kampionëve, katër super ndeshje sonte

Mbrëmja e sotme sjell përballje shumë të forta në...

Gjendet pa shenja jete influencerja e njohur turke

Influencerja e njohur turke, Ayşegül Eraslan, thuhet se u...

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka ka reaguar pas veprimit të fundit që kanë bërë në Kuvend dy deputetet e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Evgjeni Thaçi me vendosjen e flamurit të UÇK-së në një pjesë të Kuvendit.

Manxhuka thotë se ishin pikërisht këta që e sollën Gjykatën Speciale duke e njollosur luftën e UÇK-së.

“Me falni, ju e keni sulmuar luften e UÇK-se duke e cuar ne Speciale. Nuk e keni ju ate legjitimitet per aksione te tilla perbrenda Kuvendit” ka shkruar Manxhuka në Facebook raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Eshte sjell ne Kuvend nga qeverisja PDK Gjykata Speciale, ka deshtuar, ne nje rast te paprecedent ku deputetet jane deklaruar se kane qene te pavetedijshem eshte sjellur serish per here te dyte per t’u votuar, serish nga te njejtit. Dhe u be ndryshimi i nenit qe i hapte rruge Gjykates Speciale.

Dhe sot ky subjekt bene performanca thuajse s’ka ndodhur asgje dhe e vendos flamurin e UÇK-se ne Kuvend.Me falni, ju e keni sulmuar luften e UÇK-se duke e cuar ne Speciale. Nuk e keni ju ate legjitimitet per aksione te tilla perbrenda Kuvendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz