Lutfi Haziri mesazh për LDK-në: Me dikënd që duhesh të pajtohesh, kurrë mos u idhno
dp

Lexo edheRubio paralajmëron Iranin: Nuk jeni serioz për bisedimet, rrezikohet ekonomia globale

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda partisë, pas nismës për mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm.
Haziri tha se përballja e kryetarit Lumir Abdixhiku me nënshkruesit e mocionit është një çështje që i takon vetë kreut të LDK-së dhe votuesve të tij, duke u bërë thirrje anëtarëve të partisë të mos përfshihen në përplasje të panevojshme.
“Beteja e Lumir Abdixhikut me nënshkruesit e mocionit, në emër të kërkesave politike, është dhe duhet të mbetet beteja e kryetarit të katërt të LDK-së me votuesit e tij”, ka shkruar Haziri.

Lexo edheRubio paralajmëron Iranin: Nuk jeni serioz për bisedimet, rrezikohet ekonomia globale
Ai kritikoi reagimet dhe debatet publike që po zhvillohen brenda partisë, duke thënë se ato janë më shumë pozicionime personale sesa angazhim për të ardhmen e LDK-së.