back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeLushtaku: Vjedhja e 2 milionë eurove u organizua nga Ministria e Financave

Lushtaku: Vjedhja e 2 milionë eurove u organizua nga Ministria e Financave

Të ngjajshme

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës mbi 21%

Kompania KESCO i ka dorëzuar ZRRE-së një kërkesë për...

Godet Labinoti: Limi e ka shfrytëzuar Dolcen

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në shtëpinë...

FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat

Me kërkesën e autoriteteve të Shqipërisë, Forca e Sigurisë...

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në një konferencë për medie ka kërkuar sërish dorëheqjen e ministres së Financave, Hykmete Bajrami, pas skandalit të vjedhjes së mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, raporton GazetaBlic.

Deputeti i kësaj partie, Mërgim Lushtaku, ka thënë se qeveria Hoti, sipas tij, është treguar e rrezikshme për pasurinë publike.

“Skandali i avullimit të 2 milionëve ështëi organizuar mbrenda ministrisë së Financave, dorëheqja e ministres është akt i domosdoshëm dhe kështu do t’i hapte rrugë hetimeve të pavarura. Ne shohim tendencë nga qeveria Hoti që PDK-në ta përfshijë në këtë skandal. Sot është përmendur emri i një ortaku tim dhe me përgjegjësi morale kjo është një gënjeshtër. Ky nuk është ortaku im, por kjo po shihet si tendincioze. Nga qeveria Hoti kërkojmë përgjegjësi dhe llogari dhe kjo qeveria është treguar e rrezikshme për pasurinë publike. Me lajmet që po dalin Bajrami duhet të japë domosdoshmërisht dorëheqje. PDK kërkon nga qeveria Hoti që mos të ndërhyj në hetime dhe të qëendroj larg institucioneve të pavarura. Ajo nuk mund të fshihet nga përgjegjësia e saj dhe korrupsioni ku është futur duke i shuar departamentet anti korrupsion në polici, dhe shkarkuar drejtorin e policisë, ATK-së dhe Doganave”, ka thënë ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz