back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeLushtaku u bënë thirrje të rinjve të bashkohen me PDK-në

Lushtaku u bënë thirrje të rinjve të bashkohen me PDK-në

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Mergim Lushtaku ka ftuar të rinjët që t’i bashkohen kësaj partie.

Lushtaku ka thënë se është koha që të rinjtë të përfshihen dhe të angazhohen në jetën publike dhe institucionale, transmeton Indeksonline.

“Si deputet i ri dhe në moshë ende të re, i bëj thirrje të gjithë të rinjve që t’i bashkohen Partisë Demokratike të Kosovës sepse është koha për një ndryshim në vendin tonë, duke filluar nga rinia” është shrehur Lushtaku përmes një postimi.

Shkrimi i tij i plotë në facebook:

Thirrje për të rinjtë e Kosovës

Sot, Partia Demokratike e Kosovës ka hapur zyrtarisht zgjedhjet për strukturat e Rinisë Demokratike të Kosovës, ku do të ketë një ndryshim sepse të drejtën e pjesëmarrjes e kanë të rinjtë nga mosha 16 deri 25 vjeç.

Si deputet i ri dhe në moshë ende të re, i bëj thirrje të gjithë të rinjve që t’i bashkohen Partisë Demokratike të Kosovës sepse është koha për një ndryshim në vendin tonë, duke filluar nga rinia. Në takimet e shumta që realizoj anekënd Kosovës, gati çdo ditë dëgjoj ankesa nga të rinjtë se nuk janë të përfaqësuar siç duhet.

Tani është koha që të rinjtë të përfshihen dhe të angazhohen në atë që e konsiderojmë jetën publike dhe institucionale. Është koha që të rinjtë të reflektojnë. Shpesh themi dhe krenohemi se pasuria më e madhe e vendit tonë është rinia dhe ne si Parti Demokratike e Kosovës e çmojmë dhe e vlerësojmë këtë fakt.

Bëjeni për veten tuaj, për vendin tonë të përbashkët, Kosovën tonë të dashur.
Me respekt,
Mergim Lushtaku

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz