BallinaLajmeLushtaku tregon pse u dobësua PDK në Skenderaj

Lushtaku tregon pse u dobësua PDK në Skenderaj

Të ngjajshme

Ligji për të huajt dhe automjetet, BE-ja mbështet qasjen e Qeverisë së Kosovës

Bashkimi Evropian është deklaruar lidhur me hapat e fundit...

Trump i kërkon ndihmë Japonisë në luftën kundër Iranit?

Presidenti Donald Trump mund të përdorë një takim në...

Kosova U17 publikon listën, i ftuar një lojtar i Milanit

Përzgjedhësi i Kombëtares U17, Arbnor Morina, ka publikuar listën...

Droga në Lipjan, alivanoset në gjykatë i akuzuari që u dënua me 10 vjet

Gjykata ka marrë vendim për dënimin e të akuzuarve...

Kryetari i Degës në Skenderaj të Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, ka folur për gjendjen e partisë në këtë komunë.

Lushtaku ka thënë në “Pressing”, në T7, se ka shumë faktorë pse PDK ka humbur votues në Skenderaj.

“Mendoj se qasja e kolegëve të mi të PDK’së nuk ka qenë sa duhet e përshtatshme për opinionin në Skenderaj”, është shprehur ish-kryetari i Skenderajt.

Ai ka thënë se PDK po punon fort për t’iu kthyer votuesit e humbur, raporton Gazeta Express.

“Jam për çdo ditë në terren, dal pothuajse për çdo ditë”, ka treguar Lushtaku në T7.

“Kudo ku kemi shkuar – ne i shfrytëzojmë odat – nuk ka takim që marr pjesë, me strukturat e partisë, që s’janë 100-150 vetë. Odat plot, por edhe korridoret”, ka thënë ai.

Lushtaku ka folur edhe për moskandidimin e tij për kryetar të Skenderajt përsëri.

“Ka qenë një kërkesë e Bekim Jasharit që ai ta merr timonin e Komunës”, është shprehur Lushtaku.

“Me kënaqësinë më të madhe e kam mbështetur”, ka shtuar ai. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz