BallinaLajmeLushtaku: Rënia e komandantit legjendar ka qenë dita më e rëndë për...

Lushtaku: Rënia e komandantit legjendar ka qenë dita më e rëndë për Kosovën

Të ngjajshme

Zgjedhjet: Eksperti i kibernetikës paralajmëron manipulime në internet

Më 7 qershor, në vend zhvillohen zgjedhjet e parakohshme...

Kadetët e FSK-së marrin pjesë për herë të dytë në forumin ndërkombëtar në Itali

Qendra për Studime Universitare e Forcave të Sigurisë së...

Shtëpia e Bardhë ndan detaje nga takimi Trump-Jinping

Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një takim me presidentin...

Konferenca shkencore për Ibrahim Rugovën: Verli: Trashëgimia e tij, fushë e hapur kërkimi për studiuesit

Në Prishtinë është mbajtur konferenca shkencore ndërkombëtare kushtuar jetës...

Në 21 vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”, nderime tek varrezat e familjes Jashari ka bërë edhe ish kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku, dhe ish-komandanti i UCK-së për Drenicë, i cili ka thënë se cdo gjë që sot e gëzojnë shqiptarët është fal gjakut të familjes Jashari.

Lushtaku: Lufta dhe gjaku i komandantit legjendar Adem Jashari është ajo të cilën ne sot e gëzojmë.

“Për mua dhe bashkëluftëtarët e mi ka qenë dita më e rëndë e jetës, por tani unë dhe shokët e mi përpos dhimbjes, krenarisë dhe respektin për familjen e komandantit legjendar është në nivelin më të lartë. Është e rëndë për familjen, e rëndë për Drenicën, ka qenë e rëndë edhe për Kosovën, por megjithatë lufta dhe gjaku i komandantit legjendar Adem Jashari është ajo të cilën ne sot e gëzojmë”, tha Lushtaku.

Më 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998 është zhvilluar njëra ndër betejat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku ka rënë heroikisht komandanti legjendar Adem Jashari dhe anëtarë tjerë të kësaj familje.

Për nder të 21 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së” sot Kuvendi mban një seancë solemne si dhe në orët e pasdites mbahet një akademi përkujtimore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz