Lushtaku paralajmëron padi ndaj Albin Kurtit: Ka shpifur për “sulm me makinë”, ekzistojnë prova dhe raport zyrtar policor
dp

Lexo edheVV kërkoi slogan për fushatë, Mërgim Lushtaku reagon me ironi: Po ua propozoj: Samia, Samia, Samia

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku ka akuzuar Kurtin se po vazhdon me “gënjeshtra dhe shpifje publike”, duke iu referuar deklaratave për një “tentativë sulmi me makinë” në Skenderaj gjatë vitit të kaluar.
Sipas Lushtakut, për rastin ekziston raport zyrtar policor dhe pamje nga kamerat e sigurisë, të cilat – siç thotë ai – dëshmojnë se nuk ka pasur asnjë rrezik në komunikacion dhe se rasti është mbyllur nga organet kompetente.
“Meqë po vazhdon me shpifje e sulme ndaj meje, nga nesër do të inicioj padi për këtë çështje”, ka shkruar ai.

Lexo edheVV kërkoi slogan për fushatë, Mërgim Lushtaku reagon me ironi: Po ua propozoj: Samia, Samia, Samia
Lushtaku ka kritikuar gjithashtu qeverisjen e Kurtit, duke thënë se pas gjashtë vitesh në pushtet “Kosovës nuk i la asnjë projekt madhor, por vetëm propagandë, përçarje dhe viktimizim politik”. /Lajmi.net/