back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeLushtaku del kundër rinumërimit të plotë: Rastet me manipulime të votave nuk...

Lushtaku del kundër rinumërimit të plotë: Rastet me manipulime të votave nuk janë gabime të mëdha

Të ngjajshme

Sorensen deklarohet pas takimit të djeshëm në Bruksel

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, priti...

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk del para gjykatës të martën

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk pritet të...

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë: Mezi pres të bashkëpunojmë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha,...

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skënderaj, Sami Lushtaku, është deklaruar rreth procesit të rinumërimit të votave.

Sipas tij, nuk duhet të ketë rinumërim, sepse kjo do të shkaktonte vetëm zvarritje, shkruan Reporteri.net.

Madje Lushtaku beson se janë të pakta rastet e keqpërdorimeve me vota dhe nuk i konsideron si gabime të mëdha.

Lushtaku kërkon që të shkohet në rinumërim vetëm në ato raste ku ka dyshime për keqpërdorim e jo në rinumërim të plotë.

“Unë po besoj që ata komisionarët që kanë qenë të obligueshme për me përcjell dhe me nënshkru çdo raport, mendoj që këtu nuk ka vend shumë për dyshime. Unë mendoj që procesi ka shku mirë. Pavarësisht që kemi pasur edhe ne Ramushin. Kështu që këtë pjesë nuk e di. Kjo pjesa e brendshme të keqpërdorimeve ndoshta ka raste ka momente edhe nëse ka janë të vogla, nuk janë gabime të mëdha. Për mue kjo është veç një zvarritje dhe kurgjo ma shumë, nuk kem nevojë me shku, me shku aty ku ka dyshime dhe jo në rinumërim.”, ka thënë Sami Lushtaku për Periskopin.

Kjo deklaratë e nënkryetarit të PDK-së erdhi pas kërkesës së kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për rinumërim të plotë të votave.

Haradinaj kërkoi një gjë të tillë pas publikimit të një video incizimi ku paraqiten manipulimet me vota, pjesë e të cilit dyshohet të jetë Dardan Stublla, bashkëshorti i ish-kryediplomates kosovare dhe kandidates për deputete nga AAK, Meliza Haradinaj Stublla.

Pas këtyre raportimeve, të martën Haradinaj Stublla dha dorëheqje nga pozita e ministres së Jashtme dhe Diasporës dhe nga të gjitha pozitat në AAK.

Pakënaqësi kanë shprehur edhe shumë kandidatë të tjerë për deputet nga subjektet politike, ku shumë prej tyre kanë kërkuar rinumërim total të votave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz