Lulzim Bashës i bie të fikët në Vlorë
CityNews ka mësuar se Lulzim Basha, teksa ndodhej me qytetarët ka ka pësuar për një moment humbje ndjenjash deri në gjendje të fikëti.
Kjo gjendje e kreut të opozitës nuk është transmetuar mediatikisht, pasi Basha e ka kaluar atë. Mendohet se humbja e ndjenjave, kreut demokrat i ka ardhur nga qëndrimi me kohë të gjatë në diell nga ku mbajti edhe fjalime, ditën e sotme.
Sigurisht shkak për dobësimin e shëndetit fizik të Bashës është edhe lodhja e madhe e fushatës elektorale, rruga e gjatë nga Amerika dhe dalja e menjëhershme në terren në takim me qytetarët.
Lexo edheXhamia e Ahmed Kalasë, “Dine Hoxha”, shëmbëlltyrë e tempullit fetar: Iftaret, taravitë, lexim-mësimi i Kur’anit, ndihmat humanitare, disa nga shumë aktivitetet e saj
CityNews mëson se gjendja e Lulzim Bashës tani është stabël dhe kreu demokrat është shumë mirë fizikisht.














