Këta janë folësit në natën e 12-të të protestës ‘’Jo në emrin tim’’
dp

Lexo edheOsmani: Bota duhet të vazhdojë të dëgjojë për krimet serbe, për të cilat ende nuk ka drejtësi

Protesta “Jo në emrin tim” vazhdon sonte me natën e 12-të në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, nga ora 21:00.
Në program janë fjalime nga familjarë dëshmorësh, një veteran i UÇK-së, një student, një gazetar dhe një artiste, si dhe një moment simbolik në përmbyllje.
Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, do t’u drejtohet të pranishmëve duke ripërsëritur kërkesat për Qeverinë dhe deputetët, ndërsa fjalime do të mbajnë edhe Flor Rexha, student i Stomatologjisë nga një familje dëshmori; veterani Përparim Muji; gazetari Dibran Istrefi; Gentrit Shala, djali i doktorit të zhdukur Hafir Shala; dhe artistja Besiana Mehmedi.
Gjatë mbrëmjes, në ekranin LED do të shfaqet videoja “Rrëfimi i ushtarit”.

Lexo edheOsmani: Bota duhet të vazhdojë të dëgjojë për krimet serbe, për të cilat ende nuk ka drejtësi
Shkodran Tolaj do të sjellë “Fjalët e Qiriut” përmes këndimit dhe recitimit.
Sipas skenarit, programi do të përmbyllet me një minutë heshtje për drejtësinë.