BallinaLajme“Luftë” për kryeshefin e “Ibër-Lepencit”, njëri nga anëtarët e bordit është nga...

“Luftë” për kryeshefin e “Ibër-Lepencit”, njëri nga anëtarët e bordit është nga Drenasi

Të ngjajshme

Dialogu Kosovë–Serbi, Sorensen bisedon me zyrtarin e OKB-së për zhvillimet e fundit

Emisari evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter...

Selvija e kujton Shpatin me fjalë prekëse para Bajramit

Në prag të festës së Bajramit, një mesazh i...

Rogerti plas bombën për Brikenën

Banori i “BBVA”, Rogerti” ka bërë një deklaratë bombë...

Kurti nesër paradite mbledh Qeverinë

Zyra për Media e Kryeministrisë ka njoftuar se nesër...

Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, zgjedhjet brenda 45 ditëve

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka...

Qeveria e Kosovës dyshohet se ka emëruar jashtëligjshëm anëtar bordi në “Ibër-Lepenc” Muharrem Xhemajlin, ish-kreun e OVL-së së UÇK-së, si dhe njëherësh kandidat për deputet i PDK-së. Anëtar i ri është emëruar edhe Liridon Zogiani, po ashtu pjesë e PDK-së.

Përmes këtyre dy anëtarëve të rinj pushteti po tenton të marrë kontroll të plotë në këtë ndërmarrje publike qendrore, duke bërë përpjekje për ta shkarkuar kryeshefin aktual, i cili është i afërt me LDK-në.

Partnerët e koalicionit qeverisës kanë nisur “luftën” për të vendosur kontroll të plotë nëpër ndërmarrjet publike në vend. Qeveria e Kosovës ka emëruar dy anëtarë të rinj në Bordin e ndërmarrjes “Ibër-Lepenci”.

Ata janë Muharrem Xhemajli dhe Liridon Zogiani, të dy pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Gazeta “Zëri” mëson së koalicioni në pushtet përmes kësaj po synon ta rrëzojë kryeshefin aktual Januz Kabashin, i cili është i afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz