back to top
Saturday, February 28, 2026
BallinaSportLufta mes bandave në Meksikë, Infantino deklarohet për zhvendosjen e ndeshjeve të...

Lufta mes bandave në Meksikë, Infantino deklarohet për zhvendosjen e ndeshjeve të Kupës së Botës

Të ngjajshme

Ndërpritet pothuajse totalisht interneti në Iran

Irani po përjeton një ndërprerje pothuajse të plotë të...

Gjermania u informua paraprakisht për sulmet ushtarake ndaj Iranit

Gjermania u informua paraprakisht për sulmet ushtarake të Izraelit...

Kryeministri libanez paralajmëron se nuk do të lejojnë të tërhiqen në luftë

Kryeministri libanez Nawaf Salam ka thënë se nuk do...

Shpërthime të shumta u dëgjuan në Dubai

Shpërthime të shumta u dëgjuan nga ekipet e CNN...

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është deklaruar për situatën e fundit në Meksikë dhe shqetësim për zhvendosjen e ndeshjeve të Kupës së Botës.

Kjo pasi kohët e fundit në Meksikë ka pasur një luftë mes bandave në disa prej qyteteve, shkruan IndeksOnline.

Të dielën, ‘El Mencho’, udhëudhëqësi i një prej karteleve dhe organizatave më e fuqishme kriminale në Meksikë, u vra pas një shkëmbim zjarri midis truprojave të tij dhe komandove ushtarake, të cilët ishin caktuar për ta kapur atë.

Kjo ka ngritur shqetësime për zhvillimin e ndeshjeve të Kupës së Botës, pasi Meksika është një nga vendet organizatore, së bashku me ShBA-të dhe Kanadan.

Përkundër kësaj, Infantino nuk është i shqetësuar dhe thotë se ata nuk merren me politikë por me futboll por janë duke i ndjekur me kujdes ngjarjet e fundit dhe ka besim te autoritetet meksikane që gjithçka të shkoj sipas planit.

“Jo, nuk jam i shqetësuar. Po e shqyrtojmë me shumë kujdes atë që po ndodh në Meksikë. Jemi në kontakt me presidencën, me autoritetet dhe kemi besim të plotë se gjithçka do të shkojë shumë mirë: ndeshjet eliminatore dhe më pas Kupa e Botës. Do të jetë një festë.

Ne nuk merremi me politikë, ne merremi me futboll dhe mbështesim çdo gjë të mirë që mund të bëjë futbolli – të bashkojë vendet, të bashkojë botën, të ndihmojë fëmijët, të ndihmojë paqen – dhe padyshim që duhet të kemi kontakte dhe ndërveprime me udhëheqësit e kësaj bote dhe të përpiqemi të bëjmë diçka për të rinjtë.”, ka deklaruar Infantino./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz