back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaShqiptareLSI shfaq hapur ambicien, Meta duhet të jetë Kryeministër

LSI shfaq hapur ambicien, Meta duhet të jetë Kryeministër

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Ministrja e LSI-së në kabinetin Rama, Klajda Gjosha është shprehur se Ilir Meta, pas 18 Qershorit, duhet të jetë Kryeministër për një sërë arsyesh.

“Nuk është sekret që ne duam që Meta të jetë kryeministër, ai është njeri që i ka dhënë shumë dialog dhe konstruktivitet politikës shqiptare. Ne duhet të ndalim arrogancën dhe ti rikthehemi një politike që e duan njerëzit dhe i shërben njerëzve dhe popullit shqiptar. Unë jam e sigurt që me gjithë entuziazmin që mbizotëron kudo në Shqipëri sidomos me atmosferën që gjeta me gratë dhe vajzat e Pogradecit, besoj se ne do të arrijmë ta bëjmë Metën Kryeministër, ashtu siç do të mundësojmë që LSI të jetë forcë e parë”, tha ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, në një prononcim për “Televizionin SOT7”.

“Unë gjithmonë besoj se është maxhoranca ajo që duhet të thërrasë dialogun, është bërë një hap për këtë dhe unë dua ti shoh të gjitha palët e ulura bashkë që të diskutojnë dhe flasin për zgjidhje. Sepse duke u ulur bashkë në një tryezë përçojmë edhe kulturën europiane që duhet të ketë politika shqiptare”, tha gjithashtu Gjosha

Sa i përket protestës së opozitës, ministra tha se është në të drejtën e të gjithëve për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Ne të gjithë jemi për këtë këtu dhe maxhoranca duhet të tregojë hapa konkretë për këtë, sidomos për reformën zgjedhore e cila duhet të jetë bipartizane, pra bashkë me opozitë dhe maxhoranën. LSI është për dialog, komunikim dhe konstruktivitet për ti ofruar siguri qytetarëve pas situate e tanishme ofron shumë pasiguri”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz