back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaShqiptareTërmet në Qeverinë Rama, priten largime të shumë ministrave

Tërmet në Qeverinë Rama, priten largime të shumë ministrave

Të ngjajshme

Me sa duket Rama ka vendosu të vërë çmim të shtrenjtë për kokën e Sajmir Tahirit. Menjëherë pas lajmit për dorëheqjen e tij për të ciliin flitej që të premten në darkë sot u dha një lajm se largimi i tij po bëhet si një lëvizje ristrukturuse për të përgatitur fushatën elektorale.

Prandaj me këtë justifikim që u gjet për të relativizuar largimin e detyrueshëm të Tahirit u tha se do të largohet të gjithë ministrat që udhëheqin fushatat e qarqeve në rrethet e tyre.

PS kishte një rrugë që mos shkarkonte tërmet në qeveri, por për fushatën të ngarkonte emra si Majko, Xhafa, Balla, Braçe etj dhe të ruante kontinuitetin e kabinetit. Por manovra është e detyruar. Ndaj prej së hënës kur të mblidhet kryesia e PS mendohet se ministrat që mund të largohen janë ata që do kryesojnë fushatat e qarqeve

Ditmir Bushati, Ministër i jashtëm, i deleguar në Shkodër

Ilir Beqja, ministër i shëndetësisë, i deleguar në kukes

Damian Gjiknuri, Minister i energjitikës, i deleguar në Vlorë

Blendi Çuçi, minister i pushtetit Lokal, i deleguar në Gjirokaster

Mimi Kodheli, Ministre e mbrojtjes, e deleguar në Dibër

Lindita Nikolli, ministre e arsimit, e deleguar në Lezhe

Vendet e tyre për pak muaj mund të zihen nga figura të PS-së së vjetër, si Majko, Balla, Xhafa, etj (Lapsi.al)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz