Lorik Cana do të donte një fëmijë të tretë vetëm nëse i përket kësaj gjinie

Që prej fillimit të karantinës dhe deri më sot, Lorik Cana është zhvendosur në Romë ku përveç stilit të ri të jetesës që i ka imponuar karantina, ish-kapiteni i Kombëtares po i gëzohet edhe prindërimit me kohë të plotë.
Në një lidhje ‘Skype’ me emisionin “Ftesë në 5” ia ka treguar sesi ka ndryshuar jeta e tij dhe si është raporti me të shoqen dhe fëmijët. Ai pranoi në studio ndryshe nga bashkëshortja e tij, Monica është shumë liberal në martesë mirëpo u shpreh se ku vjen puna te vajza e tij, është një baba i rreptë.
“Unë jam më shumë liberal në raportin tonë, Monica është më shumë posesive. I vjen çudi që nuk bëhem xheloz në disa raste. Unë nuk jam në dukjen e parë xheloz, nuk merrem shumë me detajet e vogla. Besoj me gocën nuk do të jem kaq i urtë”- tregoi ish kapiteni i Kombëtares.
Gjatë intervistës, Cana ka treguar se ardhja në jetë e vajzës e ka lumturuar shumë dhe i ka shtuar dëshirën për të pasur fëmijë të tjerë, duke pohuar se ia ka marrë dorën ndërrimit të pelenave.

Lexo edheSkuadra nga Mitrovica dhe nga Drenasi luajnë “finalen” për kualifikim në Ligën e Kampionëve
“Kjo është një gjë sipas dëshirës së përbashkët, sipas momentit. I kam thënë se nëse ma siguron se është djalë do ta bëjmë patjetër. Por mesa duket e kemi të githë të vështirë ta kemi të sigurtë”- është shprehur Loriku.














