“Londinezi” tentoi të fus 4 orë luksi në Kosovë pa i deklaruar, vlera afro 50 mijë euro
dp

Lexo edheLezhë/ Ngacmoi seksualisht të miturën në plazhin e Shënginit, bie në pranga 20-vjeçari nga Tirana

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 10:30 minuta në pikëkalimin Kufitar – Aeroporti “Adem Jashari”, gjatë arritjes së fluturimit nga Londra është selektuar për kontroll një udhëtar i cili kishte zgjedhur të kalojë përmes kanalit të gjelbër (i dedikuar për ata që nuk kanë mallra për të deklaruar).
Mirëpo pas kontrollit të realizuar mbi bazën e analizës së rrezikut dhe imazheve nga skaneri, në bagazhin e udhëtarit janë zbuluar mallra me vlerë të konsiderueshme që nuk ishin deklaruar siç kërkohet me ligj.
Kështu ka bërë të ditur Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media.
Sipas njoftimit nga Dogana, mallrat e zbuluara përfshijnë: 4 copë orë dore me vlera totale të mallrave mbi 45000 mije euro.

Lexo edheLezhë/ Ngacmoi seksualisht të miturën në plazhin e Shënginit, bie në pranga 20-vjeçari nga Tirana
Mallrat jane konfiskuar dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.
Në njoftim thuhet se Dogana e Kosovës rikujton të gjithë udhëtarët se të gjithë mallrat me vlerë që kalojnë kufirin duhet të deklarohen sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Sipas Doganës mosdeklarimi i tyre përbën shkelje dhe mund të rezultojë me masa ndëshkuese, përfshirë konfiskimin e mallrave dhe gjobitje./Indeksonline/