back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaRegjionaleLoja me tenderë në komunën që e drejton Xhafer Tahiri (dokument)

Loja me tenderë në komunën që e drejton Xhafer Tahiri (dokument)

Të ngjajshme

Gol në derbi, Juventusi në epërsi ndaj Interit

Skuadra e Juventusit ka shënuar gol ndaj Interit, në...

Elton John shqetëson fansat, publikon një foto nga spitali

Elton John ka shkaktuar shqetësim te disa prej fansave...

Dafina e bën zemrën “guri”, gati zbulon portretin e djalit të saj (Foto)

Interpretuesja e shumë hiteve, Dafina Zeqiri ka ndarë me...

Selmanaj dëgjon shqetësimet e banorëve të lagjes Arbana: Bashkë e ndërtojmë Prizrenin

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LDK, Driton Selmanaj,...

Për larje normale të automjeteve komuna e Vushtrrisë që drejtohet nga Xhafer Tahiri, Operatorit Ekonomik (OE) të kontraktuar për këtë punë duhet t’i paguaj 2,95 euro, e deri sa për larje speciale të automjeteve komuna Operatorit të njëjtë duhet t’i paguaj 2,5 euro, apo 0,45 euro më pak.

Çmimi për larje normale të automjeteve është çmim i tregut, por jo edhe çmimi për larje speciale, pasi që çmimi i tregut është shumë herë më i lartë se sa ai që e ka ofruar kompania me të cilën tashmë Komuna ka bërë kontratë.

Por, duke përdor çmime të tilla Operatori Ekonomik më të cilin komuna ka nënshkruar kontratën ka dalë edhe të jetë fitues i këtij procesi të prokurimit.

Në kontratën e siguruar nga Front Online thuhet se për 2920 larje të zakonshme, komuna e Vushtrrisë duhet t’i paguaj Operatorit Ekonomik 8,614 euro, e deri sa për 44 larje speciale të automjeteve komuna duhet t’i paguaj Operatorit Ekonomik  “Gumnishta” me të cilin ka kontratë 110 euro, apo 2,5 euro për copë.

Po ashtu, edhe çmimi për larje të motorëve të kerrit duket të jetë çmim manipulativ pasi që çmimi prej 1,75 euro është çmim shumë më i ulët se sa që është çmimi real në treg.

Burime të Front Online brenda komunës bëjnë të ditur se çmimet janë manipulative, pasi që sipas tij janë shumë të rralla herët kur behët larje speciale e kerreve zyrtarë, por edhe kur pastrohen motorët e tyre / Front Online /

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz