Lladrovci uron të gjithë besimtarët Mysliman për muajin e shenjtë të Ramazanit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, më rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ka uruar të gjithë besimtarët mysliman.
Kryetari Lladrovci ka thënë se muaji i shenjtë i Ramazanit, sjell me vete edhe përkushtimin e solidarizimin tek të gjithë njerëzit, duke fuqizuar vlerat në të gjithë komunitetin mysliman dhe më gjerë.
“Muaji i bekuar i Ramazanit, sjell me vete fisnikërimin e shpirtit me agjërim dhe adhurim të Zoti. Për dallim nga vitet tjera, ky muaj ka edhe sakrificat e veta në gjithë globin, për shkak të gjendjes së krijuar nga covid-19. Shumë rite të besimit, janë ndaluar e fatkeqësisht edhe gjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit do të ndalohen, me shpresën që të tejkalojmë sa me shpejtë.

Lexo edheDrenas, arrestohen dy persona të dyshuar për tentim vrasje ndaj avokatit Gazmend Halilaj
Uroj të gjithë qytetarët e Drenasit, muajin e bekuar të Ramazanit dhe lus që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre deri në largimin e këtij virusi. Besimi ndaj Zotit e Islamit, nuk është i domosdoshëm me falje e vizita në Xhamia e familje gjatë kësaj kohe, atë mund të bëni edhe nga shtëpitë e juaja. Uroj që së bashku të ja dalim”, ka thënë kryetari Lladrovci në urimin e tij drejtuar qytetarëve të Komunës së Drenasit, duke uruar që festën e Fitër Bajamit të festojmë të bashkuar.














