BallinaRegjionaleDrenasDrenas, arrestohen dy persona të dyshuar për tentim vrasje ndaj avokatit Gazmend...

Drenas, arrestohen dy persona të dyshuar për tentim vrasje ndaj avokatit Gazmend Halilaj

Të ngjajshme

Gërvalla: Drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale, përgjegjësi për kriminelët serbë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, mori pjesë...

Kryeziu publikon formacionin zyrtar të Kosovës U21 ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës U21, sot luajnë ndeshjen e radhës...

Arsenali interesohet për yllin e ri të Serie A, që luan te Roma

Kryeqyteti italian, Roma, është kthyer në një pikë të...

Kurti në Paris: Macron i jep mbështetje të fortë Kosovës për integrim dhe siguri në Evropë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi vizitë...

Policia e Kosovës, lidhur me rastin “Vrasje në Tentativë”, i cili kishte ndodhur me datën 14.04.2020 në Drenas ndaj avokatit Gazmend Halilaj, pas hetimeve intensive ka arritur të identifikojë njërin prej personave të dyshuar të përfshirë në rast, i cili ka qenë në kërkim policor.

Pas identifikimit të tij, me datën 22.04.2020 rreth orës 15:30 i dyshuari I. L., është paraqitur dhe intervistuar në polici në prezencë të avokatit të tij, më ç ’rast është dorëzuar edhe një armë, një karikator me katër fishekë, si dhe është treguar vend ndodhja e veturës së dyshuar e cila është konfiskuar.

Hetimet kanë rezultuar se në rast është përfshirë edhe personi i dytë i dyshuar Xh. Z., i cili është ftuar për intervistim nga ana e zyrtarëve policor, po ashtu i njëjti është paraqitur dhe intervistuar nën prezencën e avokatit mbrojtës. Edhe në këtë rast në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një armë, një karikator dhe tre fishekë.

Të gjitha veprimet hetimore janë ndërmarr në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe me aktvendim të tij të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz