BallinaRegjionaleDrenasIdenë gjeniale të këtij qytetari duhet ta realizojnë Lladrovci e Jashari

Idenë gjeniale të këtij qytetari duhet ta realizojnë Lladrovci e Jashari

Të ngjajshme

Blakaj: Gërvalla e Peci kërcënuan deputetët që të mos e votojnë Osmanin për Presidente

Ish‑anëtari i kryesisë së degës së GUXO‑s në Pejë,...

Sportingu e bën të pamundurën, në vazhdime e shënon golin e katërt

Sportingu i Lisbonës është rikthyer nga humbja prej 3-0...

Sapo ka përfunduar rundi i parë  i zgjedhjeve lokale dhe Drenasi e Skënderaj nuk kanë nevojë të shkojnë në rundin e dytë, ngase Ramiz Lladrovci e Bekim Jashari kanë fituar që në rundin e parë!

Qytetarët e këtyre dy qyteteve të Drenicës presin shumë nga Lladrovci dhe Jashari të cilët kanë edhe kërkesa të shumta për ta.

Një ide shumë të mirë e një banori të Drenasit. Blerim Mehmeti ka kërkuar nga dy kryetarët lartcekur që ta krijojnë regjionin e Drenicës!

Lexojeni të plotë shkrimin e Blerim Mehmetit:

Propozim ide dy kryetarëve të Komunave Skenderaj dhe Drenas, zotëri Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci

Të fillojnë Procedurat: TË FORMOHET REGJIONI I DRENICËS

Gjatë mandatit 4 vjeçar qeverisës (2017 – 2021) mendoj që duhet një reflektim dhe ripozicionim regjional. °Drenasi duhet të shkëputet nga regjioni i Prishtinës. °Skenderaj duhet të shkëputet nga regjioni i Mitrovicës. Dhe kështu të formohet edhe si zonë zgjedhore 1, qeverisjes lokale, etj.

Po kështu, në regjionin e Drenicës (Drenas, Skënderaj) të bëhen projekte kapitale të ndërtohen Universiteti i Drenicës, spitali regjional i Drenicës, (në hapësira të përshtatshme për dy komunat) hapja e fabrikave të reja, krijimi i vendeve të punës, hapësira, vende turistike, krejt këto janë të mundshme me sinqeritet bashkpunim të Qeverisjes Lokale me Qeverinë qendrore bashk me diasporen, investime konkrete.

P.S. Mjaft më, shkuan 18 vite në Drenicë pa Universitet, pa Spital regjional, mjaft i ka dhënë Drenica të tjerëve, koha për reciprocitet, dhe bashkpunim regjional, frymë e re e qeverisjes.

Me respekt, Blerim Mehmeti

Fotografia e Blerim Mehmeti

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz