BallinaLajmeLladrovci: I paharrueshëm është kujtimi për gjeneralin Mujë Krasniqi

Lladrovci: I paharrueshëm është kujtimi për gjeneralin Mujë Krasniqi

Të ngjajshme

Shemben dy ndërtesa në Stamboll, dyshohet për shpërthim gazi

Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit,...

Drita shënon në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Anamoravës. Është...

Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali

Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në...

Gjest për t’u duartrokitur, Gjilani dhe Drita bashkohen për të nderuar Elife Sherifin

Në këto momente po luhet derbi i Anamoravës. Derbi Gjilani-Drita,...

ZKM njofton: Kurti pranoi urime të shumta nga liderët për mandatin e ri

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në rastin e 20 vjetorit të rënies së Mujë Krasniqit përkujton atë duke thënë se përkulemi me nderimin më të thellë para jetës dhe veprës së Mujës, bashkëluftëtarëve të tij, dëshmorëve dhe martirëve të kombit.

“Mujë Krasniqi, një nga legjendat e Ushtrisë tonë Çlirimtare, na la trashëgim, kujtimet më të bukura e më të sinqerta që mund të ketë, secili nga ne që bashkëpunoi, bashkëveproi dhe kontribuoi për çlirimin e vendit”, tha Lladrovci me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Më tej ai tregoi se ai me Mujë Krasniqin u njoftua në vitin 1987.

“Përshtypje të veçanta mora pas takimit së bashku me Lulzim Jasharin, më 23 janar 1998, një ditë pas sulmit të ushtrisë serbe ndaj Jasharajve. Ishte një takim i paharrueshëm, sepse, ai reflektonte vendoshmëri, vullnet dhe ndjenjat më sublime atdhetare për çlirim”, deklaroi më tej Lladrovci.

Ai po ashtu tha se “I paharrueshëm është kujtimi për gjeneralin Mujë Krasniqi! Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të atdheut!”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz