BallinaRegjionaleDrenasLladrovci fuqizon PDK-në, merr shefin e grupit parlamentar të Nismës

Lladrovci fuqizon PDK-në, merr shefin e grupit parlamentar të Nismës

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar lajmin se grupit Parlamentar të PDK-së, në asamblenë komunale, i shtohet ish shefi i grupit parlamentar të Nismës, Nexhmedin Bala.

Sipas burimeve të afërta me komunën, ditëve në vijim, pritet t’i bashkohen PDK-së, edhe asamblistë të partive tjera duke aderuar në Grupin Parlamentar të PDK-së.

Ja postimi i kryetarit Lladrovci në rrjetin social:

“Me qëllim të fuqizimit të ekzekutivit, kam dashur që të bëj edhe emërime të deputetëve aktiv në poste ekzekutive. Ndër ata që i konsideroja të përkushtuar dhe aktiv i kam ofrue post ekzekutiv, prof. Nexhmedin Balës.
E falënderoj Prof. Bala për sinqeritetin. Ai nuk e ka pranuar postin ekzekutiv, por për respekt dhe vlerësim, ai i është bashkuar Grupit Parlamentar të PDK-së. Vota jonë në Asamble, është unike, dhe kemi shumicën për vendime në dobi të qytetarëve.
Faleminderit Prof. Balaj!”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz