Lladrovci fton në komunë qytetarët, OJQ-të, shoqërinë civile dhe profesionistët
03
Lexo edheDëmet që shkaktoi breshëri në disa fshatra të Drenasit (Foto)
Komuna e Drenasit më datën 16.05.2018, zyrtarisht ka pranuar Qarkoren Buxhetore 2019/01 e lëshuar nga Ministri i Financave z. Bedri Hamza, dokument ky i cili jep udhëzime fillestare për mënyrën e planifikimit të buxhetit për vitet fiskale 2019-2021.
Komuna e Drenasit, përkatësisht Kryetari i Komunës, z. Ramiz Lladrovci, ju benë ftesë qytetarëve, OJQ-ve, Shoqërisë Civile dhe profesionistëve që të vijnë në komunë për të marrë pjesë dhe që të kontribuojnë në planifikimin e strategjisë fiskale (2019-2021).
Të gjithë të interesuarit për të kontribuar në këtë strategji fiskale, janë të lirë të kontribuojnë çdo ditë tek resorët përkatës (drejtoritë).

Lexo edheDëmet që shkaktoi breshëri në disa fshatra të Drenasit (Foto)