Lladrovci: Baca Hilmi kurrë nuk u përkul, mbahuni të fortë Familje Haradinaj
Me rastin e vdekjes së Hilmi Haradinajt, prindit të heronjve të kombit Luan dhe Shkëlzen Haradinaj, si dhe kryeministrit Ramush Haradinaj dhe deputetit Daut Haradinaj, kryetari i Drenasit ka ngushëlluar Familjen Haradinaj.
Ndërsa në profilin e tij, Ramiz Lladrovci ka shkruar:
“Mbahuni të fortë Familje Haradinaj!
Sot, na preku thellë lajmi i trishtueshëm se Hilmi Haradinaj, u nda nga ne fizikisht.
Është lajm i pabesueshëm sepse, Baca Hilmi përballoi goditje të rënda dhe kurrë nuk u përkul, duke shpresuar se edhe kësaj here, në këtë betejë, do të dalë i papërkulur. Shpresoja sepse Ai ishte shembull se si bëhet qëndresa.

Lexo edheRrugë me rrezik të lartë në këtë pjesë të Drenasit (FOTO)
Në këtë ditë të rëndë për secilin nga ne që u prit e përcoll nga Baca Hilmi, që mori këshilla dhe u ushqye me bukën e tij, ky lajm i rëndë është edhe i papranueshëm.
Me rastin e kësaj humbje të pakompensueshme për Familjen e madhe Haradinaj, Kosovën dhe Kombin shqiptar, shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta!
I përjetshëm është kujtimi për Hilmi Haradinajn!”














