BallinaRegjionaleDrenasLladrovci - Ambasadorit: Drenasi eliminon çfarëdo pengese për investitorët

Lladrovci – Ambasadorit: Drenasi eliminon çfarëdo pengese për investitorët

Të ngjajshme

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Nga sot fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për...

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po...

“Capat” dhe “Sekiraqët” përballën në Gjykatë, pas pak nis seanca gjyqësore

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë brenda pak minutash pritet...

Bastisje tek Agjencia Kadastrale

Një bastisje është duke u zhvilluar në objektin e...

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar sot Ambasadorin e Shqipërisë në Austri, z. Roland Bimo dhe me këtë rast ka treguar për kushtet e mira që ofron Drenasi për investitorët e huaj.

Lladrovci në këtë takim ka theksuar se me komunikim të vazhdueshëm e në veçanti me atë diplomatik, mund të ndikohet në imazhin e vendit për investitorët, me prioritet prodhimin, bujqësinë por edhe fushat tjera me interes të përbashkët.

Më poshtë gjeni postimin e kryetarit Lladrovci në rrjetin social:

“Në takim me Ambasadorin e Shqipërisë në Vjenë, Roland Bimo, theksova se kushtet e mira të komunës së Drenasit për investime, gatishmërinë për mirëpritjes të investitorëve, ofrimin e lehtësirave në të bërit biznes si dhe eliminimin e çfarëdo pengese për investitorët, janë disa nga elementet që i ofron komuna jonë për investitorët. Shfaqa po ashtu bindjen se me komunikim të vazhdueshëm e në veçanti me atë diplomatik, mund të ndikojmë në imazhin e vendit për investitorët, me prioritet prodhimin, bujqësisë por edhe fushat tjera me interes të përbashkët. Faleminderit z. Ambasador”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz