BallinaLajmeLista Srpska kërkon që Universiteti i Mitrovicës të përfshihet në Asociacion

Lista Srpska kërkon që Universiteti i Mitrovicës të përfshihet në Asociacion

Të ngjajshme

Nura i PDK-së: Nuk ekziston hapësirë për marrëveshje politike

Përfaqësuesi i PDK-së, Jakup Nura për RTV21, tha se...

Haxhiu priti në takim drejtoren e NDI-së në Kosovë, Nancy Soderberg

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu,...

Zyra për kategoritë e dala nga lufta, Hoti tregon çfarë shërbime do të kryej

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, sot është miratuar...

Shokon aktorja 70-vjeçare: “Dua lidhje veç për një natë”

Aktorja amerikane Whoopi Goldberg nuk ngurron të shprehë mendimin...

Kryetari i grupit parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Slavko Simiç, tha se deputetët e listës kërkojnë që Universiteti i Mitrovicës të përfshihet në Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe (AKS), siç tha ai, “sistemi ynë i arsimit duhet të përfshihet në AKS dhe se ne duhet të kemi kontroll të plotë mbi sistemin arsimor”.

Simiq ka thënë se ligji nuk është ende në agjendën e Parlamentit, por ai do të projektohet me ndryshime që do të jenë në favor të “interesave jetike” të komunitetit serb dhe “në përputhje me sistemin arsimor të Serbisë”, shkruan Blici serb.

Sipas tij, deputetët diskutuan projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes në lidhje me krijimin e Fondit për Ballkanin Perëndimor, si dhe projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Zyrës Rajonale për bashkëpunim të të rinjve në mes të Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë, transmeton Lajmi.net.

Ai tha se deputetët e Listës Serbe nuk e mbështesin as marrëveshjen për themelimin e Zyrës Rajonale për bashkëpunim të të rinjve, për shkak se marrëveshja parashikon që zyra të përfaqësohet nga të rinj nga komuniteti shqiptar dhe jo nga të rinjtë e komunitetit serb.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz