Shefja e BE-së: S’do të ketë mur në Mitrovicë
01

Lexo edheMërgimtarët nga Franca bëjnë me shtëpi familjen Ibrahimi

“Të jeni të sigurt se nuk do të ketë mur për të ndarë pjesën e rinovuar të rrugës dhe urës mbi lumin Ibër”, tha dje në Mitrovicë, përfaqësuesja Speciale e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, duke folur rreth punimeve në rindërtimin e urës kryesore mbi lumin Ibër dhe ndërtimin e zonës së këmbësorëve në pjesën veriore të qytetit
“Në këtë moment kjo është në procesin e ndërtimit dhe për këtë them se ekzistojnë disa spekulime se atje do të ndërtohet një mur i ri, por që nuk është e vërtetë. Kjo është struktura e vetme që mbron zonën e këmbësorëve dhe nuk do të jetë më e lartë se 40-60 centimetra me lule të bukura dhe gjelbërim me standardet që ju mund t’i shihni në Evropën Perëndimore“, tha ajo, raporton Radio KIM, përcjell Klan Kosova.

Lexo edheMërgimtarët nga Franca bëjnë me shtëpi familjen Ibrahimi