back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeLista Serbe u kthye në institucione, vetëm për interesa të Beogradit

Lista Serbe u kthye në institucione, vetëm për interesa të Beogradit

Të ngjajshme

Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas daljes së emrit në dosjen Epstein

Ish-ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak, ka dhënë dorëheqjen...

Yamal “çon” në epërsi Barçën, shënon duke kaluar portierin

Barcelona ka shënuar golin e epërsisë ndaj Elches. Është 18-vjeçari,...

Abdixhiku: Tani na duhet maturi dhe bashkim, jo triumf

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Derbi i Londrës u shndërrua në ndeshje boksi, lojtarët përleshen në fund të ndeshjes

Chelsea arriti të fitojë në ndeshjen ndaj West Hamit. Ata...

Perfekte nga koka te këmbët! Xhensila ‘ndez’ rrjetin me paraqitjen e fundit

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka tërhequr vëmendjen e...

Pas afër gjashtë muajsh bojkot institucioneve të Kosovës, dje deputetët e Listës Serbe i janë kthyer punës së tyre në Kuvend.

Ishte deputeti Sllobodan Petroviq dhe shefi i listës Sllavko Simiq të cilët dje morën pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, shkruan Indeksonline.

E kthimi i Listës Serbe në institucione sipas analistëve, është bërë vetëm për interesa të Serbisë.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë për Indeksonline se pavarësisht se deputetët janë kthyer, megjithatë ratifikimi i demarkacionit nuk do të kaloj, kusht ky i vënë nga BE-ja për liberalizim të vizave.

“Lista Serbe është kthyer në institucione ekskluzivisht për interesa të Beogradit. Për kalimin e demarkacionit, Lista Serbe mund ta sigurojë kuorumin, por kjo nuk nënkupton se demarkacioni mund të miratohet. Demarkacionin e kanë në dorë deputetët e PDK-së e LDK-së”, ka theksuar Mushkolaj.

Sipas tij, fatkeqësia qëndron në faktin se Beogradi, nëpërmjet Listës Serbe, po bashkëqeveris në Kosovë dhe po e cakton agjendën politike të Kosovës.

Njëjtë mendon edhe analisti tjetër, Bajrush Morina, sipas të cilit, ata vetëm sa po e zbatojnë një urdhër të Vuçiqit.

“Kthimi i Listës serbe në Kuvendit e Kosovës është zbatim i urdhri të Vuçiqit mbi deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës. Ata janë rikthyer në Kuvend për dy arsye: E para sepse kanë mision nga Serbia që të pengojnë themelimin e Ushtrisë së Kosovës dhe e dyta, e dinë se po të mos ktheheshin do të humbnin mandatet e tyre të deputetit. Pra Lista serbe është kthyer në Kuvend për të quar në vend misionin e tyre politik nga Serbia dhe për të ruajtur postet e deputetit përfshirë edhe privilegjet që u jep shteti i Kosovës”, vlerësoi Morina.

Duke folur për ratifikimin e demarkacionit tash pas kthimit të Listës Serbe në institucione, Morina ka thënë se demarkacioni nuk bën të kalojë me votat e kësaj liste, por me të shqiptarëve.

“Demarkacioni duhet të kalojë me shumicën e votave të deputetëve shqiptarë. Fundja demarkacioni nuk kërkon shumicën e votave të deputetëve serbë ndaj edhe Qeveria nuk duhet të llogarisë në votat e Listës serbe”, ka përfunduar Morina.

Kujtojmë se Lista Serbe tash e disa muaj ka bojkotuar punën e gjitha institucioneve të Kosovës, në shenjë kundërshtimi për miratimin e Ligjit për Trepçën. /Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz