back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeLista Serbe: Përfaqësuesit e BE-së kërkojnë që urgjentisht të hiqet taksa

Lista Serbe: Përfaqësuesit e BE-së kërkojnë që urgjentisht të hiqet taksa

Të ngjajshme

Besnik Tahiri: Kosova në udhëkryq, AAK synon NATO dhe përmirësim ekonomik

Gjatë debatit politik, Besnik Tahiri prezantoi planin e Aleancës...

Benzema vendimtar në fitoren e Al-Ittihadit në Ligën e Kampionëve të Azisë

Al-Ittihadi ka arritur t’i rikthehet fitores në Ligën e...

Përkrahje shpirtërore në rrugëtimin politik për Dr. Bashkim Gllareva 59” (FOTO)

Në familjen Hadja, tek daja Islam, kandidati për deputet...

Prizreni me probleme serioze me energji elektrike, digjet trafo në një lagje

Komuna e Prizrenit është një nga komunat në Kosovë...
- Advertisement -

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian kanë takuar sot edhe përfaqësuesit e Listës Serbe, me të cilët ka diskutuar rreth situatës aktuale politike në vend.

Ai është takuar me kryetarin e kësaj partie, Goran Rakiq dhe dy nënkryetarët, Igor Simiç dhe Dalibor Jevtiç. Në këtë takim ka qenë edhe raportuesi për Kosovën në PE, Igor Soltes.

- Advertisement -

Sipas një komunikatë të lëshuar nga ‘Lista Serbe’ thuhet se qëndrimi i Parlamentit Evropian është që të hiqet vendimi për taksën urgjentisht.

“në këtë takim me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe liderët evropian, u diskutuan problemet me të cilat po përballen qytetarët serb në Kosovë. Në këtë takim përfaqësuesit e Listës Serbe dhe Parlamentit Evropian u pajtuam që urgjentisht duhet të hiqet taksa ndaj produkteve serbe, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të vendosur përfundimisht paqe në Ballkan”, thuhet në komunikatën e tyre.

Ndër të tjera është diskutuar edhe për paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve në Kosovë.

Përfaqësuesit e BE-së, do të vizitojnë edhe Kosovën, dialogu dhe taksa pritet që të jenë arsyet kryesore të kësaj vizite./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz