back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeLista Serbe injoron kryeministrin Mustafa

Lista Serbe injoron kryeministrin Mustafa

Të ngjajshme

Kos: Serbia bëri hap serioz prapa në rrugën drejt BE-së

Komisionerja evropiane për Zgjerimin Marta Kos, ka thënë se...

​Policia sekuestron armë, municion dhe mjete të tjera ilegale në veri

Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria rajonale e Policisë në...

Deputetët serbë nuk kanë përfillur kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës, që të kthehen në pozitat e tyre të cilat i kanë ngirë tash sa kohë. Mustafa ka kërkuar që ata të kthehen në institucione dhe të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Jemi të përkushtuar që t’i zbatojmë marrëveshjet, edhe atë të Asociacionit, por me serbët. I ftoj ministrat serbë që të kthehen në Qeveri, por ata ministra ta respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Përkundër kësaj kërkese, ky subjekt ka heshtur para ftesës së kryeministrit, edhe pse gazeta “Zëri” ka tentuar dy herë radhazi ta kontaktojë përfaqësuesin e këtij subjekti, ky i fundit nuk është përgjigjur.

Ndërkohë, kërkesa e kryeministrit përveçse nuk ka marrë përgjigje nga serbët, ka ngjallur edhe reagime negative në subjektet opozitare të vendit. /zeri/

Të Fundit

Sport

ShowBiz