back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajme‘Liria ka emër’: Përdhoset flamuri në Skenderaj, Fadil Nura ka një porosi...

‘Liria ka emër’: Përdhoset flamuri në Skenderaj, Fadil Nura ka një porosi për autorët e këtij akti

Të ngjajshme

Aksident në afërsi të QKUK-së, një person shihet i shtrirë në rrugë

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në afërsi...

Vetëvendosje publikon listën me emrat kandidues për zgjedhjet e dhjetorit

Edhe Lëvizja Vetëvendosje tanimë ka publikuar listën e emrave...

Labi tregon ditët më të errëta të familjes së tij

Konkurrenti i shtëpisë më të madhe në vend, Labinot...

Syla: Fatmir Limaj ma PDK nuk mundet me kanë se qe 12 vjet s’u kanë aty

Analisti Valon Syla tha se Bedri Hamzës “i kanë...

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka reaguar lidhur me dëmtimin e kabllove metalike në këtë komunë, ku ishte vendosur edhe flamuri me fotografitë e ish- krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Nura në një postim në Facebook, ka thënë se ky ishte një veprim i qëllimshëm dhe një akt shumë i ulët.

“Një akt i tillë si ky i prerjes së qëllimshme të kabllove metalike të transparentit me fotografi të Thaçit e Veselit me mbishkrimin “Liria ka emër”, është i papranueshëm dhe tepër i ulët. Dikënd po e pengon e vërteta. Historia nuk mund të rishkruhet me veprime të tilla. Drenica nuk i harron bijtë e saj. Një veprim i tillë ka veç një adresë e cila gjendet jashtë kufijve, ndërsa ekzekutorët duhet t’i gjejë policia, që tashme po merret me rastin”, shkruan Nura.
Ndërkaq pas kësaj komuna e Skenderajt si duket e ka marrë përsipër që flamuri me këto dy figura të rëndësishme të UÇK-së të vihet në vendin e saj. E këtë e bëri të ditur vetë kryetari Nura ku ai në Facebook po ashtu shkroi.

“Shqipet iu rikthyen fluturimit!”, shkruan ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz