back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaSportLindelof i Man United pranë kalimit te skuadra e madhe gjermane

Lindelof i Man United pranë kalimit te skuadra e madhe gjermane

Të ngjajshme

Mbrojtësi suedez, Victor Lindelof është pa klub që nga largimi i tij nga Manchester United.

Suedezi, u largua pasi që klubi nuk vazhdoi kontratën e tij dhe u la i lirë.

Sipas “Sky Sports”, destinacioni i tij i radhës mund të jetë Bundesliga, me Bayer Leverkusenin që po interesohet për të.

Te Leverkuseni, ai mund të ketë mundësinë për t’u ribashkuar me ish-trajnerin e tij te Unitedi, Erik Ten Hag.

Lindelof, kishte bërë rreth 284 paraqitje me Unitedin, që kur ju bashkua në vitin 2017.

Gjatë këtyre viteve, ai ka arritur të fitojë dy trofe, atë të FA Cup dhe Carabao Cup./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit