Limaj zbulon ofertën e Kurtit për NISMËN

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, ka thënë në “Pressing” të T7, se Kurti i ka ofruar një pjesë të Qeverisë.
Por, ai ka thënë se nuk janë të interesuar për qeverisje.
Limaj tha se i kanë ofruar Kurtit partneritet Kuvendi, që nënkupton postin e kryeparlamentarit.
Po ashtu, Limaj tha se kanë kërkuar një pako me ligje, duke thënë se me Kurtin ka folur për shumë tema.

Lexo edheDrejtori i ri i zgjedhur në KEK del të jetë financues i Vetëvendosjes
“Kurti më ka ofru një opsion për qeverisje, që nënkupton NISMA të jetë pjesë e Qeverisë. Unë i thash e NISMA nuk është e interesuar të jetë pjesë e Qeverisë, ne mund të bëjmë partneritet Kuvendi, tani për tani nuk jemi të interesuar për qeverisje. Po shkojmë me minimumin”.
“Partneritet në nivel Kuvendi ishte që të jem kryetar i Kuvendit, si dhe në paketë ligjore. Unë thash po shkojmë me minimumin, ne në Kuvend mund të japim shërbimet tona”, ka thënë Limaj.















