back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeDrejtori i ri i zgjedhur në KEK del të jetë financues i...

Drejtori i ri i zgjedhur në KEK del të jetë financues i Vetëvendosjes

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Ylber Batalli është përzgjedhur nga Bordi i KEK-ut me pikët maksimale për pozitën e Drejtorit Menaxhues të kësaj ndërmarrjeje publike.

Emri i tij pritet të bëhet publik vetëm pas përfundimit të afatit ligjor për ankesa.

Por, hetimet e mëtejme të Gazetës Infokus kanë zbuluar se Ylber Batalli ka qenë financues i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e vitit 2019. Sipas të dhënave zyrtare, ai figuron në listën e donatorëve të Vetëvendosjes, ku ka kontribuar me shumën prej 100 eurosh, dhe renditet ndër 20 financuesit e parë të publikuar atëkohë nga kjo parti.

Kjo e dhënë hedh dritë mbi një lidhje të mëhershme të Batallit me subjektin politik të kryeministrit Albin Kurti, ndonëse nuk ka pasur ndonjë deklarim publik apo përfshirje direkte të tij në strukturat partiake.

Emërimi i tij në krye të KEK-ut, një ndërmarrje që kohëve të fundit ka qenë në epiqendër të skandaleve të dyshuara korruptive, tani merr një tjetër dimension, duke shtuar pyetje për procesin e përzgjedhjes dhe ndikimin politik të mundshëm në këtë vendim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz