Limaj: Serbia t’i ndalë provokimet, pjesëtarët e FSK’së të lirohen
01

Lexo edheNdalohen dy ushtarë serbë të FSK-së në kufirin me Serbinë, reagon ashpër kryeministri Haradinaj

Limaj ka thënë se ky veprim, por edhe veprime tjera të orkestruara kohëve të fundit nga ana e komuniteti serb kanë për qëllim frikësimin e serbëve të integruar në institucionet e Kosovës.
“Serbia duhet t’i ndale provokimet njëherë e përgjithmonë dhe sjelljen e saj destruktive dhe pjesëtaret e FSK-së duhet të lirohen menjëherë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Limajt.
“Është shqetësues lajmi për ndalimin e dy pjesëtareve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga komuniteti serb në vendkalimin kufitar në Jarinje. Ky veprim dhe veprime të tjera të orkestruara ditët e fundit nga autoritetet serbe, kanë për qëllim frikësimin e serbëve të integruar në institucionet e Kosovës. Serbia duhet t’i ndale provokimet njëherë e përgjithmonë dhe sjelljen e saj të mbrapshtë. Pjesëtaret e FSK-së duhet të lirohen menjëherë”, ka shkruar Limaj.

Lexo edheNdalohen dy ushtarë serbë të FSK-së në kufirin me Serbinë, reagon ashpër kryeministri Haradinaj